Deklaratat e Yuri Kim, Berisha: Si dalin? A shprehin realitetin e këtij vendi?
Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë mbëmje zhvilloi një takim me strukturat e degës nr.5 në Tiranë, ku ndër të tjera foli edhe ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, për të cilën shtroi pyetjen se nëse qëndrimet e saja shprehin realitetin e Shqipërisë.
”Deklaratat e Yuri Kim. Si dalin? A shprehin realitetin e këtij vendi? Nuk kam asnjë tendencë ndaj asnjë ambasadori, por interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve e kam të parin. I keni parasysh rezultatet dhe çlirimin e Shqipërisë nga bandat në 2013. Kjo ishte faktori kryesor pse dyert e NATO-s dhe heqjes së vizave u hapën për ne”,-tha Berisha.