Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë

Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë deklaratën e ministrisë së jashtme të Rusisë:

Shprehim protestën tonë të fortë lidhur me vendimin e disa vendeve-anëtare të BE-së dhe NATO-s për dëbimin e diplomatëve rusë.

E shohim këtë veprim si një akt jomiqësor i cili nuk përputhet me objektivat dhe interesat për të zbardhur arsyet dhe për të identifikuar përgjegjësit e incidentit të ndodhur më 4 mars 2018 në Salisbury. Ky gjest provokues i solidaritetit famëkeq me Londrën nga ana e këtyre vendeve, të cilët i ndoqën verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturën “çështje Skripal” dhe as nuk u përpoqën t’i merrnin vesh rrethanat e ngjarjes, përbën vazhdimin e linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke ngritur akuza të pathemelta kundër Federatës Ruse në mungesë të shpjegimeve se çfarë ka ndodhur, dhe duke refuzuar një bashkëpunim konkret, autoritetet e Britanisë së Madhe de facto kanë mbajtur një qëndrim të paragjykuar, të njëanshëm dhe hipokrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjala bëhet për një atentat ndaj jetës së shtetasve rusë në territorin e Britanisë së Madhe. Pala ruse, pavarësisht kërkesave tona të përsëritura ndaj Londrës, ende nuk ka marrë asnjë informacion përkatës. Asnjë të dhënë objektive dhe shteruese nuk kanë as aleatët e Britanisë së Madhe, të cilët po e zbatojnë verbërisht parimin e unitetit euroatlantik në dëm të gjykimit të shëndosh, rregullave të dialogut të qytetëruar ndërshtetëror dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Kuptohet vetvetiu se ky hap jomiqësor i ndërmarrë nga grupi i vendeve në fjalë nuk do të kalojë pa u vënë re dhe ne do të reagojmë ndaj tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?