Deklaratë për shtyp e ministrise se Mireqenies Sociale dhe te Rinise

Sot ndodhemi përballë një objekti publik, pronë e qytetarëve dhe taskapaguesve shqiptarë, i cili deri para pak kohësh funksiononte si një strip klub, një vend i skeduar nga Policia e Shtetit për aktivitete kriminale, si armëmbajtje pa leje, shpërndarje droge dhe prostitucion. Ndërsa sot, në këtë objekt po punohet për ta kthyer atë në një gjendje të jetueshme, për ta shndërruar në një ambient dhe hapësirë rinore për të rinjtë e Kryeqytetit.

 

Arsyeja pse ju shikoni gjithë këtë armatë të policisë bashkiake këtu është sepse kjo nismë po pengohet. Mundësia për të krijuar hapësira për të rinjtë apo për fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, ka ekzistuar gjithmonë, por asgjë nuk ka ndodhur. Në 4 vjet, Bashkia e Tiranës nuk bëri asnjë qendër rinore, asnjë park për fëmijët, pavarësisht premtimeve të përvitshme boshe. Po të pyesim të rinjtë sot, e para gjë që ata do të thonë është mungesa e hapësirave.

 

Ajo çfarë po mundohemi të bëjmë është krijimi i hapësirave për ta, në mënyrë që të rinjtë të nxiten për të shprehur talentin e tyre dhe për të qenë më të mirët. Qendra rinore do të hapet, jo sepse e thotë dikush, por sepse është e drejtë që këto objekte publike t’i kthejmë në hapësira për të rinjtë, njësoj siç kazinotë i kthyem në zyra pune.

 

Ne do të përpiqemi që çdo hapësirë publike të zaptuar pa të drejtë, të cilat janë shfrytëzuar për qëllime personale, t’i shndërrojmë në hapësira ku të rinjve dhe qytetarve shqiptarë t’u kthehet dinjiteti i munguar për kaq kohë. Ne këmbëngulim te modeli i qendrave rinore, librave, artit e muzikës dhe jo te klubet e stripit.

SHKARKO APP