Deklarimi i gabuar – Bizneset e vogla nuk do të paguajnë asnjë gjobë deri në 31 dhjetor 2018
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se bizneset e vogla nuk do të paguajnë asnjë gjobë për deklarimin e gabuar deri në datën 31 dhjetor 2018.
Duke e cilësuar përfshirjen e kësaj kategorie biznesi në TVSH një situatë normale, Ahmetaj tha se do të jetë vetëm një deklarim i thjeshtë.
Ndërkohë, shtoi se i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që të vijojë informimin e ndaj sipërmarrjeve të vogla derë më derë, por edhe përmes sporteleve specifike.
“Çdo tatimor duhet të vijë për të informuar dhe kini parasysh që është vetëdeklarim në bazë të xhiros që keni. Është vetëdeklarim. Drejtoria e Përgjithshme nuk do të vendosë asnjë gjobë. Është një hap normal i shoqëruar me informacion dhe sigurisht që secili është i lirë të hapë ose të mbyllë qepenat.”
Sipas ministrit, sot ekonomia e vendit është 4% dhe po rritet me nivelin më të shpejtë në rajon.
KOHA JONË SONDAZH

