Deklarimi i Jovan Çelës pas shpërthimit me tritol: Jam zdrukthtar, s’kam konflikte

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje sot, Jovan Çelën, pronarin e shtëpisë në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, të cilit i shpërthyen tritol në derë në orën 3:20 të mëngjesit. 43-vjecari punon si zdrukthëtar dhe nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur shpërthimi, por aty ndodheshin fëmijët dhe gruaja e tij.

Gjatë dëshmisë së tij për rreth 5 orë në polici, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet se pse i kanë vendosur tritol në banesë. Mësohet se lënda eksplozive është aktivizuar përmes fitilit dhe jo me komandim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?