Dekomunistizimi që PD kërkon, juristi Mustafaj: Jemi vonë
Juristi Dardan Mustafaj, thotë se vendi duhej ta kishte nisur me kohë procesin e dekomunistizimit që PD-ja e kërkon edhe pse një ligj i tillë është shumë kompleks.
“Jemi 30 vjet nga rënia e komunizmit dhe 36 vjet nga vdekja e diktatorit Hoxha. Edhe sot që flasim ende Shqipëria paguan krimet e regjimit komunist. Koston e shkaktuar ndaj ish-pronarëve apo viktimat e regjimit. Normalisht Shqipëria pas kaq shumë kohe duhet t’i kishte sytë nga e ardhmja”,-tha ai. Procesi i dekomunistizimit është kompleks, ndaj çdo element që përfshihet në të meriton trajtim të veçantë.
”Kemi aspektin ideologjik, atë të zbatimit, viktimat, simbolet apo edhe mitit që është krijuar rreth këtij sistemi. Secila nga këto do një adresim specifik. Sistemi komunist propagandon rregulla që janë të papajtueshme me kushtetutën e Shqipërisë. Në vetvete ideologjia komuniste është antikushtetuese për Shqipërinë. Për shkak të natyrës së kësaj ideologjie që kërkon rrëzimin e demokracisë në vetvete në vlerësimin tim meriton të ndalohet me ligj”,-tha në ”Euronews Albania”.
KOHA JONË SONDAZH

