Dekorata nga Presidenti Trump, ”Bilbili i Kosovës”: S’e prisja (VIDEO)
”Këto momente janë që njeriu nuk mundet me i tregue, vetëm shpirti e din se çka kam përjetuar unë këto ditë”…, janë fjalët që pikturojnë ndjesinë që ka ”Bilbili i Kosovës” Nexhmije Pagarusha.
Në 85-vjetorin e lindjes, artistja e madhe e këngës, ka marrë vëmendjen e merituar, si nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.
”Tash kthimin.. jam shumë e lumtur. Nuk e kam paramenduar se do ndodhnin gjithë ky respekt, gjithë këto shpërblime, kurrë se kam menduar. Kurrë nuk është vonë për të mira. Edhe e falenderoj e kryetarin e bashkisë që më dha Çelësin. Tash kush do me ardh në Tiranë, unë e jap Çelësin edhe vjen, bashkë vijmë edhe kënaqemi. Jam shumë e lumtur në këtë pritje, në këtë dashuri që keni ndaj meje, këtë respekt. Sa ju e keni, aq edhe unë ju dua shumë. Edhe gjithmonë ju kam dashur, edhe kur s’jemi parë”,-ka thënë Pagarusha për ”Report TV”.
Ditën e djeshme, Nexhmije Pagarusha u dekorua me medaljen e “Mirënjohjes” nga President i SHBA-së Donald Trump, në ambjentet e Akademisë së Arteve me praninë e artistëve e bashkëpunëtorëve të shumtë të këngëtares si dhe personalitete nga të gjitha fusha.