Dekorimet, Petro Koçi: Jo amnisti për bashkëpunëtorët e fashizmit vetëm se i arrestoi Sigurimi

 

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare zëvendësministri i Mbrojtjes, kreu i PSV’91 Petro Koçi ka komentuar çështjen e dekorimit të ish-hetuesve të Sigurimit të Shtetit. Koçi tha në fjalën e tij se lidhur me dekorimet ka vend për të riparë praktikën e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes.

“Persa i perket ceshtjes se dekorimeve ka vend per te ripare ligjet dhe jo praktiken e Ministrise se Mbrojtjes. Por duhet te kuptojme se Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare eshte vlere kombetare tek e cila duhet te bashkohemi te gjithe pa dallim partiak”,- tha ai.

Nga ana tjetër, Koçi ka shtuar se kjo luftë nuk mund të komprometohet duke përdorur fajet e regjimit komunist. “Nuk mund te kompromentohet kjo lufte duke perdorur me dinakeri fajet dhe krimet e regjimit komunist pas clirimit. Ashtu sikunder nuk mund te amnistohen bashkepunetoret e fashizmit vetem e vetem se me pas ata i ka arrestuar sigurimi i shtetit”,- tha Petro Koçi.

SHKARKO APP