Dekorohet pas vdekjes, kush është mësuesja që fitoi betejën ndaj kancerit por vdiq në aksident rrugor

Mësuesja Luiza Dule është dekoruar sot nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën e lartë “Naim Frashëri” pas vdekjes. Mësuesja e ndjerë e shkollës “Selami Kodra” në fshatin Arrëz të Devollit u nda nga jeta një vit më parë, teksa humbi jetën duke shkuar në shkollën ku jepte mësim.

“Ky vlerësim është shprehje nderimi dhe respekti, për mësuesen e paharruar Luiza Dule, nënën dhe familjaren model, si edhe për të gjithë arsimtarët, veçanërisht për mësueset në mbarë vendin, simbole të përkushtimit dhe të sakrificave të pashembullta, për përhapjen e dijes dhe edukimit te brezat e rinj, duke sakrifikuar deri edhe jetën e tyre!” – shkruan Meta në postimin e tij në facebook.

Por kush ishte mësuesja që humbi jetën aksidentalisht? Në 19 dhjetor të vitit 2018, Luiza dhe kolegët e saj udhëtonin për në fshatin ku jepnin mësim. Por, aksidenti fatal i mori asaj jetën, ndërsa la të plagosur kolegët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luiza para se të ndahej nga jeta në mënyrë më tragjike kishte fituar një betejë. Ajo ishte përballur me kancerin e gjirit. E pavarësisht sëmundjes së saj, ajo u detyrua të shkonte të punonte në zonën e largët të Arrëzës, një rrugë që bëhet përmes transportit me mjete personale. Pesë arsimtarë dhe një infermiere u aksidentuan, si pasojë e rrugës së vështirë dhe ngricave në segmentin rrugor Miras-Arrëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?