Dekriminalizimi nisi verifikimet, Abazi: Kërkesa e KQZ lidhet me të kaluarën në Kosovë
Boiken Abazi, kandidati i pavarur për zgjedhjet në vend, ka reaguar për ABC pasi Njësia e Dekriminalizimit nisi procesin e verifikimit, me kërkesë të KQZ-së. Për ABC, Abazi tha se nuk ka asnjë problem kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai shtroi se, ajo lidhet me zhvillime te viteve te kaluara ne Kosove, ku Abazi është angazhuar.
Gjithashtu, Boiken Abazi shtoi se bëhet fjalë për vendime ekzekutive dhe adminsitrative të policisë dhe organeve ligjzbatuese të Kosovës, për pjesëmarrje nëpër protesta.
Kujtojmë se pas kërkesës së bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njësia e Dekriminalizimit ka nisur verifikimin dhe për Pal Shkambin. Kurse, për kandidatin e PD-së në Durrës, Rezeart Tusha, të akuzuar nga socialistët ende s`ka një verifikim.
Shkambi nuk është një emër i panjohur për KQZ. Kjo pasi në vitin 2013 kur kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore. Kurse, për Tushën, Partia Demokratike, përmes një kërkese të depozituar kërkon një skanim më të thellë. /abcnews.al/