Del ADN-ja, kosovari u dogj i gjallë. Shkaqet: Krim pasioni ose…

Krimi makabër në Fushë-Krujë zbardhet nga ADN-ja, ku vërtetohet se trupi i karbonizuar i gjetur brenda një makine të djegur, i përket Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrisë në Kosovë. Nga ekspertiza mjeko-ligjore vërtetohet se autorët e kanë lidhur me litar dhe e lyen me benzine dhe me pas e dogjën.

Osmani ka vdekur pak minuta pasi iu vu flaka dhe i janë djegur në fillim rrugët e frymëmarrjes. Policia po heton në dy pista hetimi siç është ajo e pasionit, pra lidhja me një femër ne Shqipëri dhe konfliktet e pronësisë për një biznes. Kjo vërteton se ai nuk është qëlluar me armë zjarri. por është torturuar para se ta digjnin të gjallë.

Ngjarja u regjistrua në 5 maj 2018. Autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35-vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur. Nga sekuencat filmike, të regjistruara rreth 2-3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit ndërsa ky i fundit qëndronte i lidhur në sedilen e pasme të automjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të humbur gjurmët autori e ka fshehur automjetin në një zonë me kallamishte dhe më pas e ka djegur. Rezulton se familja ka denoncuar zhdukjen e të ndejrit ,ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë në datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kanë pasur asnjë komunikim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?