Del autopsia e Klajdi Bitrit, që u vra nga një algjerian. Shqiptarët dhurojnë 35 mijë euro për funeralin

Klajdi Bitri ndërroi jetë menjëherë, pasi pushka e peshkimit që e goditi në gjoks i dëmtoi dy organe vitale, zemrën dhe mushkërinë. Këto janë rezultatet e para të autopsisë, të 23-vjeçarit nga Lusnja që humbi jetën të dielën e kaluar në komunën e Sirolosë në Itali. Vrasësi është Melloul Fatah, 27-vjeçari algjerian, ndodhet në paraburgim nën akuzën “vrasje për motive të dobëta”.

I riu shqiptar pati një konfilkt për lirimin e rrugës. Shtetasi algjerian pas sherrit, shkoi në makinë dhe mori pushkën e peshkimit duke e goditur me shtizë Bitrin. Avokati i tij pretendon se ai ka reaguar për vetë mbrojtje pasi kundër tij ishin tre persona që po e kërcënonin. Klajdi Bitri doli nga makina për të mbrojtur mikun e tij italian por u godit nga algjeriani.

Shpenzimet për riatdhesimin e trupit dhe ceremonisë mortore në vendlindje janë marrë përsipër nga bashkia e Lushnjes. 35 mijë euro janë mbledhur në platformën Go Fund Me pas fushatës që u inicua nga vëllai i vogël i viktimës.

SHKARKO APP