Del bari mbi asfaltin e çarë, banorët: E dëmtuan mjetet e rënda të naftës

Segmenti rrugor Frashër-Belinë është i amortizuar. Çarjet në asfalt janë kthyer në makthin e drejtuesve të mjeteve. Jo vetëm që asfalti është çarë por në të ka filluar të mbijë bari, ç’ka dëshmon se ka mbi tre vite në degradim. Drejtuesit e mjeteve duhet të kryejnë manovra nga njëri kah në tjetrin për të shmangur gropat. Gjatë natës dhe në kohë me reshje situata bëhet edhe më e vështirë.

Ky aks rrugor përdoret nga banorët e 8 fshatrave, por edhe nga banorë të Roskovecit dhe Beratit që shkojnë drejt Fierit. Në këtë segment qarkullonin deri para dy vitesh dhe autobotet e mjete me tonazh të rëndë të kompanisë “Bankers Petroleum”, për shkak se eshte zonë naftëmbajtëse.

Kryetari i Bashkisë Patos, Fatjon Duro, ka pohuar për ”Report TV” se kjo problematikë shumëvjeçare është parashikuar për rikonstruksion në buxhetin afatmesëm e vitit 2026. Specialistët thanë se rruga jo vetëm është ndërtuar keq para nje dekade por kanë ndikuar dhe dy faktorë: Formacioni kënetor i tokës dhe qarkullimi i mjeteve të tonazhit te rendë të naftës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?