Del ekspertiza për ngjarjen në Korçë: Fëmija u fut i gjallë në valixhe

Dalin rezultatet e ekspertizës për ngjarjen në Korçë, ku brenda një valixhe u gjet trupi i pajetë i një foshnje. Valmira Hasimllari është nëna e foshnjes dhe tashmë do të përballet me drejtësinë.

Sipas Insitutit të Mjekësisë Ligjore, foshnja ka lindur i gjallë. Ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor.

Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur i gjallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës, për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?