Del ekspertiza, zbulohet shkaku i vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti

Mjekësia ligjore ka dalë me një përgjigje për shkakun e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua nga policia.

Burime bëjnë me dije se nga analizat është vërtetuar se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë. I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet.

Sipas burimeve në këto qese ishin të pakten 3 ose 4 doza kokainë. Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.

SHKARKO APP