Del emri i ish-kryeministrit që përfitoi paratë e CEZ. Basha sulmon Metën, por godet Berishën

 

 

Lojë brilante e Lulzim Bashes këto ditë kur janë rritur zërat në PD që duan rikthimin e Berishes në krye të PD-së. Kjo mendohet se është një lojë fine e liderit aktual të PD-së për të goditur Sali Berishen që të mos i shkoj mendja të rikthehet. Por jo direkt se e ka frikë. Ndaj sulmoi Ilir Metën duke e ditur se është ish-kryeministri tjetër socialist në pazar, Vilson Ahmetaj. Akuza të pafund ndaj Ilir Metës nga selia e PD-së për pazaret me CEZ. Por po del ndryshe nga sa akuzohet. Emri i ish-kryeministrit, i proceduar edhe më parë për korrupsion është Vilson Ahmetaj, i përfshirë dhe i dokumentuar nga hetimet e paraqitura në arbitrazh si njeriu që ka përfituar para kjo aferë shkruan sot portali i Anila Bashes newsbomb dhe disa media të tjera të rëndësishme.

Ndërkohë nga selia blu lideri Basha nxjerr përditë njërëz të grupit protij dhe sulmon Metën ,ndonëse e di se nuk është ai në këtë aferë, porse Vilson Ahmetaj dhe Sali Berisha. E ka frikë Berishën  t'i thotë hapur, porse si i thonë që " i bie nga Kina " për të dalë që Berisha ka dorë në këtë pazar. Ish-kryeministri Berisha e di mirë dhe bën sikur nuk e di, porse po ofrohet për ta marrë selinë blu, ndaj Lulzim Basha po luan fort. Deputetë si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi etj duan babën Sali në krye. 

Petrit Ahmeti, këshilltar në ERE, që sipas dokumenteve të arbitrazhit dhe deponimit të ish drejtorit të CEZ Hejçek, nuk është i panjohur me Kastriot Ismailajn, të akuzuarin kryesor për përfitimet nga borxhet e CEZ. Petrit Ahmeti dhe Kastriot Ismailaj, sipas dokumenteve të arbitrazhit, rezultojnë se së bashku kanë një kompani. Dokumenti i QKR është pikërisht në prill të 2010, ata kanë krijuar shoqërinë ASSET, ku janë bashkëaksionerë, dhe që kanë vendosur aktivitet të përgjithshëm të software apo programe të ndryshme.

Këta të dy, nga dokumentet e prezantuara ditën e djeshme sipas dëshmisë së vetë Hajçek, ishin së bashku te kreu i ERE, Bujar Nepravishta, ku Hajçek në deklaratën e tij pretendon se Kastriot Ismailaj, e njohu me Nepravishtën dhe Ahmetin.

Lidhja, ka qenë më e fortë sesa njohjet dhe prezantimin me ish drejtorin e CEZ, përsa kohë që funksiononte edhe shoqëria ASSET.Por këtu nuk bën përjashtim as vëllai i këshilltarit të ERE, ish kryeministri Vilson Ahmetaj, i cili në dokumentet e arbitrazhit përfshihet si një person me lidhje, njohje, influencë, por edhe kompani të cilën e ka vënë në funksion dhe dispozicion për të përfituar fonde nga CEZ.

Eshtë një dokument i hartuar nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës, ndaj firmës DIA (Debt International Advisory), ku flitet qartë për shumat e dhëna të parave, për punime të pakryera.Kompania A.I.C ku është pronar edhe ish kryeministri Vilson Ahmeti, ka përfituar nga DIA plot 16.916.667 lekë (pra gati 170 milionë lekë) dhe sipas dokumentit dhe provave, për punime të pakryera për llogari të CEZ.“Për punët e kryera nga kjo shoqëri inxhinierit të degës nuk iu vendosën dokumentacionin në dispozicion që të vërtetonte kryerjen e këtyre punimeve. Fatura e lëshuar nga kompania Nereida sh.p.k ka përshkrimin “Mbështetje dhe asistencë logjistike për arkëtim të detyrimeve” nuk ka asnjë document shoqërues që të vërtetojnë kryerjen e këtyre shërbimeve” shkruhet në raportin e tatimeve.

Kjo do të thotë, se lekët për kompaninë e ish kryeministrit Vilson Ahmeti janë dhënë, por nuk është kryer asnjë punë për marrjen e këtyre lekëve. Kjo është e rëndë dhe shkelje e hapur ligjore.

Dëshmitë e tjera në Arbitrazh kundër Ismailaj-Ahmeti 1 dhe Ahmeti 2

Skema e bashkëpunimit Kastriot Ismailaj – Petrit Ahmeti – Vilson Ahmeti, ka qenë shumë e qartë për të marrë ç'të mundin për llogari të tyre.

Petrit Ahmeti që luante rolin e këshilltarit të ERE, ishte garancia e DIA në raport me CEZ. Dokumentat dhe deponimet në arbitrazh, nga dy persona, E.M dhe S.H., tregojnë se ka qenë vetë Petrit Ahmeti që ka përgatitur edhe dokumentat për Pragën, në mënyrë që DIA të merrte borxhet e pambledhura për llogari të CEZ.

“Kastriot Ismailaj, që në mars – prill 2011 më ka shprehur që çdo gjë e kam rregulluar në Pragë dhe besoj se në vjeshtë do të fillojmë kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ. Më tregoi një document prezantimi për DIA, të cilën e kishte prezantuar në Pragë. Ky dokument kishte në faqen e parë kompaninë austriake “Passut & Partners” si autore të studimit…Kur e pyeta Ismailajn për emrin e kompanisë austriake ai më tha se emri është  austriak, por prezantimin e kanë bërë dy persona që ishin shtetasit S.H dhe Petrit Ahmetaj si persona që njohin mirë sistemin energjetik në Shqipëri. Di që pas këtij prezantimi, u firmos kontrata e shërbimit në 1 shtator 2010” thotë E.M në deponimin e tij për aferën CEZ-DIA.

Për këtë çështje është pyetur edhe shtetasi S.H, një ndër personat që ka bërë prezantimin me Petrit Ismailajn, në emër të kompanisë austriake, vetëm për të përfituar kontratën e mbledhjes së borxheve, shkruan portali i njohur newsbomb sot në krye të lajmeve.

“Këtë dokument unë e kam përgatitur së bashku me shtetasin Petrit Ahmetaj, të cilin e ka thirrur për këtë punë, vetë Kastrioti. Eksperienca e Petritit ishte e madhe sepse ai kishte punuar për një kohë të gjatë në sistemin energjetik. Dokumenti është përgatitur për një kohë prej rreth dy javësh dhe i është dorëzuar Kastriotit, i cili pasi mbaroi se ky document do të shkonte në Pragë te CEZ Praga në funksion të marrjes së një pune. Gjatë verës së vitit 2010 Kastrioti më ka kërkuar që ta shoqëroja dhe së bashku me të dhe një mikun tonë të përbashkët B.S, kemi shkuar në Pragë në Çeki” deponon S.H.

E verteta; ka vjedhje,por ish-kryeministri është tjetërkush

Ka diçka politike që vjen nga situata e ndezur në selinë blu, ku Berisha po kërkon të rikthehet në krye të PD-së. Por e verteta duhet të hetohet nga Prokuroria. Basha gjuan Metën dhe i bie me brryl Berishes.

Të tjera fakte dhe dokumente do të dalin në vazhdim nxjerr të vërtetat e aferës dhe cilët ishin përfitimet e DIA nga procesi i mbledhjes së borxheve, apo njerëzit e përfshirë në këtë aferë.Gjithsesi, në bazë të dokumenteve të deritanishme, nuk ka asnjë pikë dyshimi se të përfshirë në këtë aferë kanë qenë njerëz dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit. Kastriot Ismailaj, i cili ka krijuar kompani me Petrit Ahmetin, këshilltar i ERE, dhe vëlla i Vilson Ahmetit, ish kryeministër, i ka dhënë punë kompanisë së këtij të fundit për të përfituar fondet nga afera CEZ-DIA.

Fakti që Lulzim Basha e hapi këtë  duke sulmuar Metën mendohet në qarqet e larta politike e diplomatike se është sulm i liderit të selisë blu për të goditur indirekt Sali Berishën , i cili po kërkon të marrë prapë PD si kryetar. Berisha pret rikthimin, por nuk e ka të lehtë me Bashën që ka vulën dhe nuk e lëshon kollaj.

SHKARKO APP