Del fleta e veçantë e votimit për FRESSH-istët/ Ja përse ata janë ndryshe nga pjesa tjetër e të rinjve shqiptarë
Duke nisur që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit në zgjedhjet e këtij 30 qershori në të gjithë Shqipërinë.
Në shumicën e qyteteve kandidatët e Partisë Socialiste, e cila është edhe në pushtet janë të vetëm në garë pa asnjë kandidat përballë.
Ndërsa së fundmi në rrjet po qarkullon një foto që ironizon edhe më tej këto votime që po ndodhin.
Në këto foto ironizohen të rinjtë e FRESSH, të cilët në këtë fletë votimi duket se janë të ‘’veçantë’’. Fotoja është postuar nga faqja në Instagram ‘’Studentët denoncojnë’’.
Si mundësi votimi FRESSH-istët kanë variacione të ndryshme të sufllaqeve. Nga ana tjetër pjesa dërrmuese e të rinjve shqiptarë janë larguar drejt Europës e kryesisht drejt Gjermanisë.

KOHA JONË SONDAZH

