Del foto e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi që u v*a me th*kë në Tiranë

Një natë më parë në Shkozë, mbeti i vrarë 18-vjeçari Aurelio Dervishi, pas sherrit mes të rinjve.

Mësohet se “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Ditën e djeshme, ai ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se dy të rinjtë kanë debatuar në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët kanë goditur me thikë në zemër Aurelio Dervishin. Ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se të arrestuarit, të dyshuar si autorët e ngjarjes janë nga Farka. Vajza, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me viktimën në momentin e ngjarjes.

Njëri prej të arrestuarve, është Fensis Shehu, 20-vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sjeshme te Rrethi i Shkozës. Autorët u larguan menjëherë pas krimit për tu arrestuar ditën e sotme.

Policia njoftoi se ka arrestuar Frensis Shehun 20-vjeç dhe tre të mitur, të moshës 16-vjeç, 16-vjeç, një 15-vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?