Del foto e autorit të plagosjes në Tiranë

Policia ka vendosur shpërblimin prej 5 mijë Eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të e plagosjes me armë zjarri në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë, këtë të hënë.

Autori është Saimir Xhafa, ndërsa është publikuar edhe foto e tij. 36-vjeçari u identifikua menjëherë pas krimit dhe është shpallur në kërkim.

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njoftoi policia.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë 51-vjeçari Agim Jazaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

SHKARKO APP