Del foto e çiftit që iu bë atentat në Elbasan, ky është Everest Çaka që u vra, gruaja mori plumb në dorë
Publikohet fotoja e çiftit që sot ishin shënjestra e atentatit në Elbasan.
Në foto janë Everest Çaka, i cili sot u ekzekutua bashkë me gruan e tij, Silvana Çaka, e cila mbeti e plagosur në dorë.
Ata udhëtonin në të njëjtin automjet. Nga atentati i ndodhur në lagjen “Skënderbej” ka mbetur e plagosur në dorë edhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Everest Çaka më parë njihej si Ibrahim Çaka dhe ka qenë i akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010, pasi vëllai i këtij të fundit i ekzekutoi vëllanë në Spanjë.
Po ashtu disa muaj më parë, në vitin 2020, Çakës iu vra kushëriri, Arjan Spahiu në Belgjikë me 8 plumba.
Fotoja e publikuar nga Syri.net

KOHA JONË SONDAZH

