Del foto e viktimës, ja kush është 49-vjeçari. U mor peng, por gjeti vdekjen nga dhuna
Personi qe shihni ne foto eshte Jan Prenga, burri qe u mor peng ne Kamze, por gjeti vdekjen, rruges teksa e transportonin per ne resortin ku do te mbahej ne izolim nga personat qe e rrembyen.
Personi qe shihni ne foto eshte Jan Prenga, burri qe u mor peng ne Kamze, por gjeti vdekjen, rruges teksa e transportonin per ne resortin ku do te mbahej ne izolim nga personat qe e rrembyen.
Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë, të Tiranës. Sot, policia konfirmoi zyrtarisht se Prenga ka gjetur vdekjen, por trupi i tij eshte fshehur dhe nuk eshte gjetur ende.
“Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit J. P., kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H”- njoftoi policia.
Sipas saj, në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.
Policia e Shtetit, teksa ka dhene detajet e operacionit te djeshem ne Shikaj, ben me dije se “Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën “London”, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 49-vjecarin Jan Prenga, pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje”.