Del FOTO, ja kush është i riu që u ekzekutua në oborrin e shtëpisë

Personi që shihni në foton kryesore është i riu që u ekzekutua me armë zjarri orët e para të së martës në Dibër.

Burime zyrtare sqarojnë se viktima është 32-vjeçari Elsi Kosiqi. Ai u vra rreth orës 01:30 në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Maqellarë.

Kosiqi mësohet se sapo ishte kthye nga Maqedonia. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë, kur u ekzekutua me armë zjarri, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në këto momente, autoritetet policore kanë shoqëruar disa persona, megjithatë nuk ka ende një të dyshuar apo pistë zyrtare për vrasjen e të riut.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij krimi.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet. /TvKlan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?