Del fotoja e Enver Bajrit, truri i grupit të Bajrave

Policia ka bërë publike një foto të Enver Bajrit, 45 vjeçari i cilësuar si kreu i grupit kriminal më të rrezikshëm në Shkodër, arriti t’i shpëtojë arrestimit dhe është shpallur në kërkim.

Ai dyshohet se fshihet në Belgjikë, ku ka qëndruar me kohë të plotë vitet e fundit dhe nga ky kontrollonte veprimtarinë e grupit kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjobëvënieve.

Fotoja e tij i është shpërndarë policive partnere dhe Interpolit dhe pritet që ai të përfshihet në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Pas bujës në Belgjikë, goditja e grupit kriminal Bajri ka bërë jehonë edhe në Holandë ku u arrestuan 2 prej anëtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?