Del kostoja e studimit. Ja sa do të paguajnë studentët e mjekësisë që refuzojnë kontratën

Universiteti i Mjekësisë ka miratuar tarifën e shkollimit për studentët që refuzojnë kontratën detyruese. 2.4 milionë lekë të vjetra është tarifa vjetore për çdo student që nuk pranon të firmosë kontratën për të punuar 2-3 vite pas studimeve në Shqipëri.

Kostoja e studimit është përllogaritur nga një grup i posaçëm pune në Universitetin e Mjekësisë, referuar vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë çështje. Kjo tarifë u diskutua në Rektorat, kaloi në senatin e universitetit dhe firmën e fundit e ka dhënë Bordi i Administrimit, pasditen e së hënës.

Studentët e kanë refuzuar kët kontratë dhe prej ditësh janë në protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?