Del nga gjykata i qeshur, Tahiri bisedë me gazetarët (VIDEO)

I qetë dhe i qeshur ka dalë nga Gjykata për Krime të Rënda, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në prani të avokatit të tij Maks Xhashia, Tahiri është parë teksa bisedon me gazetarët që prej orës 09:00 të mëngjesit, ndodhen në gjykatë për gjithçka ka ndodhur në gjykatë me pretencën e prokurorisë dhe mbrojtjen që ish-ministri bëri vetë. “Jam i pafajshëm”, i është drejtuar Tahiri gazetarëve. Tahiri u mbrojt vetë para trupës gjykuese dhe prokurorisë që ka ngritur tre akuza të rënda ndaj tij. Tahiri kërkoi pafajësi duke thënë se asnjë nga provat e paraqitura nga organi i akuzës nuk e implikojnë atë në trafik të drogës në bashkëpunim me grupin Habilaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?