Del nga reanimacioni deputeti Alimadhi, ja si e ka transformuar koronavirusi, mesazh nga “Shefqet Ndroqi”: Jam në pavion, në gjendje më të mirë
Deputeti Adriatik Alimadhi ka dalë nga reanimacioni, ku ndodhej prej ditësh te spitali “COVID2-Shefqet Ndroqi”, pasi ishte infektuar me koronavirusi dhe ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Lajmin e jep vetë deputeti Alimadhi, i cili publikon foto nga spitali, ku tregon se tashmë ka kaluar në pavion dhe është në një gjendje shëndetësore me te mirë.
Mesazhi i Alimadhit:
Sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne një gjendje shëndetësore me te mire. Kjo sipas këshillave te mjekeve.
Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ Dr. Alma Cani. Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma
Respekt te veçante per çdo infermier, sanitar te reanimacionit, te cilat kishin fituar kulturen e punes ne kete profesion shume te veshtire. Ishin ato qe na sherbenin, pastronin per te gjitha sherbimet personale tonat te domosdoshme pa asnje fare ndrojtjeje. Vleresimet e mija te sinqerta per keto zonja, nena dhe motrat tona.
Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve. Ju përshëndes te gjithëve nga zemra Adriatik Alimadhi.