Del nga rruga automjeti në Këlcyrë, raportohet për 4 të plagosur

Një automjet me 4 persona ka dalë nga rruga në aksin rural të fshatit Kumarak të Këlcyrës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët të cilët janë transportuar në spitalin e gjirokastrës për marrjen e ndihmës mjekësore.

Këlcyrë/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Kumarak, Këlcyrë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin B. H., banues në fshatin Shalës, Tepelenë, ka dalë nga rruga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi B. H. dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët po transportohen në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?