Del nga rruga automjeti, plagoset rëndë drejtuesi
Një automjet ka dalë nga rruga mëngjesin e së shtunës dhe për pasojë i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të minierës së Kalimashit, në rrugën e vjetër Kukës-Tiranë, rreth orës 08.00.
Drejtuesi i mjetit me iniciale R. P, i cili ka mbetur dhe i plagosur udhëtonte i vetëm ndërsa nxjerrjen e tij nga makina e aksidentuar e bëri të mundur policia dhe shërbimet zjarrfikëse.
Policia njofton se automjeti ka rënë rreth 40 metra poshtë rrugës dhe shkak për humbjen e kontrollit të mjetit mund të jetë bërë lodhja ose ndonjë problem shëndetësor i 58-vjeçarit.
Pas ndihmës së parë në Kukës ai është transportuar në Tiranë për trajtim të specializuar. Gjendja e tij është e rëndë, por gjendet jashtë rrezikut për jetën.