Del nga rruga Benzi në aksin Laç- Lezhë, 3 të plagosur rëndë

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Lezhës, në rrugën Laç-Lezhë. Mësohet se shkak i aksidentit  ishte dalja nga rruga e automjetit Benz me targa AA 250 MK me të cilin po udhëtonin tre qytetarët. Njeri nga tre të plagosuri është në gjendje të rëndë, ai u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, kuse dy të tjerët në spitalin e Lezhës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 5, në kushtet e shpejtësisë së madhe dhe lagështirës në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

/ SYRI.net

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?