Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten disa hektarë tokë bujqësore

Ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, për shkak të reshjeve me intensitet gjatë ditës së sotme.

Si pasojë, disa hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërsa është afruar disa banesave në Krujë.

Nëse reshjet e shiut vijojnë me intensitet rrezikohen edhe banesat në fshatin Murqinë. Njëkohësisht probleme nga reshjet ka edhe në disa fshatra të zonës perëndimore të Fushë-Krujës.

SHKARKO APP