Del nga spitali 52-vjeçari. Për dy javë s’do t’i afrohet familjarëve
Edhe pse 409 janë të prekur, në Shqipëri ka edhe të shëruar. Një tjetër person lë spitalin Infektiv, duke mposhtur koronavirusin. Pas 7 ditësh i shtruar, është dërguar në shtëpi 52-vjeçari nga Dobraçi i Shkodrës. Përgjigjja e tamponit të tij ka rezultuar negative ditën e sotme, ndërkohë që ai ishte i vetmi nga gjithsej 10 të infektuar në rrethin e tij familjar, që ishte shtruar në spital prej disa ditësh. 52-vjeçari do të karantinohet veç familjarëve të tij për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
KOHA JONË SONDAZH

