Del nga spitali, Alda Klosi i bashkohet Rozeta Dobit në burg

sh-zyrtarja e ministrisë së Financave, Alda Klosi ka lënë ambientet e spitalit në QSUT dhe transferohet në paraburgim, te burgu i grave 325. Edhe Rozeta Dobi, ish-pastruesja e saj që akuzohet për grabitjen e parave, ndodhet po ashtu në këtë burg të grave.

Dobi pranoi se nuk kishte bërë asnjë vjedhje në shtëpinë e Aldës, por ka qenë kjo e fundit që ja ka dorëzuar paratë me qëllim ruajtjen.

Kjo gjë është bërë mes një marrëveshje verbale mes dy zonjave, pasi siç i kishte treguar Alda Klosi, ajo ishte e frikësuar pasi herë pas here kërcënohej nga ish-burri, Altin Klosi.

SHKARKO APP