Del nga spitali për të blerë ushqime, i moshuari vdes në rrugë

 

Një i moshuar humbi jetën sot para spitalit “Nënë Tereza”, në Tiranë, pasi ishte i shtruar në repartin e Kardiologjisë në QSUT, por ka ndërruar jetë sapo doli jashtë.

67- vjeçari Skënder M., kishte dalë nga spitali pa lejen e mjekut për të blerë diçka në supermarket. Por ai ka gjetur vdekjen në rrugë, dhe pas hetimeve paraprake dyshohet për një atak kardiak.

Mjekët thanë se i moshuari kishte kohë që ishte shtruar dhe se ka dalë vetë, krejt papritur nga dhoma.

 Uniformat blu kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

SHKARKO APP