Del një vaksinë anti-Covid, funksionon në qelizat njerëzore

Një vaksinë kandidate kundër Covid-19 ka neutralizuar virusin në qelizat njerëzore. Testi i bërë në Institutin kundër sëmundjeve infektive “Spallazani”, u mundësua falë eksperiencës së këtij institucioni, i cili pasi izoloi virusin, bëri të mundur realizimin e një metode për të verifikuar efikasitetin e vaksinave dhe molekulave direkt mbi virus.

”Jemi duke eksploruar për të bashkëpunuar me platforma të tjera teknologjike të interesuar së bashku me kompaninë amerikane LineaRx. Disa vaksina në vendet e tjeras kanë pasur financime të rëndësishme dhe tashmë kanë nisur fazën klinike. Ne po punojmë me të gjitha mundësi që të mundësojmë që një vaksinë që lind nga një kërkim italian, me një teknologji italiane, të eksperimentohet në Itali dhe të vihet në dispozicion të të gjithëve. Dhe për ta bërë të mundur këtë kemi nevojën e institucioneve dhe partnerëve të tjerë për të ecur më shpejt”,-thotë Luigi Aurisicchio, administratori i kompanisë Takis që po punon për krijimin e një vaksine në Itali.

SHKARKO APP