Del përgjigjia e tamponit për 29 mësuesit e “Emin Durakut”, rritet frikshëm numri i të infekturve

Pak ditë më parë u raportua se Covid-19 ka shpërthyer në shkollën 9-vjecare Emin Duraku në kryeqytet, ndërkohë që 29 mësues u futën në karantinë pasi kishin shfaqur shenja të sëmundjes.

Kjo pasi 5 mësues edhe 3 punonjës kishin rezultuar pozitiv me Covid-19. Fax News ka mësuar detaje të reja në lidhje me përgjigjet e tamponëve për 29 mësuesit e karantinuar.

Mësohet se nga 29 tamponët e kryer, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 5 mësues të tjerë, duke e çuar numrin e personave të infektuar në 13.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total janë 10 mësues të infektuar me Covid-19, dhe 3 sanitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht mësimi vazhdon normalisht pasi mësuesit janë zëvendësuar nga 29 kolegë të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?