Del raporti për mbetjet e bllokuara në Vlorë, nga analiza rezulton se…
Ka dalë raportin për mbetjet që u gjetën në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, që solli në arrestimin e 6 personave. Pas sekuestrimit të mbetjeve, është bërë analiza e tyre nëse kanë pasur përmbajtje radio-aktive.
Në raport thuhet se janë bërë matjet me pajisjen MINI RAD të mbetjeve, nga e cila rezultoi se ato nuk kanë përmbajtur radioaktivitet. Procedura u shoqërua me fotografitë e nevojshme kriminalistike.
TE ARRESTUAR
Kujtojmë se në pranga përfunduan Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.