Delegacioni i BE-së në Tiranë thirrje politikës shqiptare: Vijoni rrugën e Integrimit
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” në lidhje me rrugëtimin e vendit tonë drejt integrimit, teksa i bën thirrje përfaqësuesve shqiptarë të përfshirë në këtë proces, që të vijojnë punën e madhe të kryer deri më tani.
Sipas dlegacionit të BE, procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian ecën përpara, ndërsa garantoi se BE do të vijojë me mbështetjen e saj në këtë proces.
“Urime përfaqësuesve shqiptarë të përfshirë deri tani në procesin e integrimit dhe vazhdoni punën e madhe. Procesi i negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë në BE po ecën përpara. BE-ja do të vazhdojë t’ju qëndrojë pranë në këtë proces! BE për Shqipërinë”,-thuhet në njoftim.