Delegacioni i lartë viziton stendën shqiptare në Biofach 2025

Në kuadër të panairit Biofach 2025, AIDA priti një delegacion të nivelit të lartë, i përbërë nga Sekretarja e Shtetit të Gjermanisë, Bendernga Ministria Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë (BMEL), Sekretari i Përgjithshëm i SWG, Boban Ilic, Ministria Shqiptare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe shoqata shqiptare e bimeve medicinale.

Delegacioni u njoh nga afër me potencialin e sektorit të produkteve organike shqiptare, si dhe me iniciativat për promovimin dhe rritjen e aksesit të produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Gjatë takimeve me përfaqësues të AIDA-s dhe kompanive ekspozuese, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen që programet ndërkombëtare ofrojnë për rritjen e eksporteve shqiptare në sektorin agro-ushqimor.

Pjesëmarrja në Biofach 2025 është një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë për të forcuar praninë e saj në tregun global të produkteve organike dhe për të krijuar lidhje të reja me partnerë strategjikë nga Europa dhe më gjerë. Ky takim u mundesua nga bashkepunimi afatgjate i AIDA me programin SIPPO dhe ITC Trade Promotion East.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?