Delegacioni i “Venecias” mbyll vizitën në Tiranë për “Kushtetuesen”

Delegacioni i Komisionit të Venecias, i cili prej disa ditësh ndodhet në Tiranë, zhvilloi një takim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi 2019 dhe 2020 në ambientet e Gjykatës së lartë.

Anëtarët e Delegacionit të Komisionit të Venecias kanë theksuar se roli i KED është shumë i rëndësishëm në proceset aktuale që po kalon vendi, duke përmendur gjithashtu faktin se ky Këshill ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të veprimtarisë dhe punës së kryer prej tij si dhe debateve e diskutimeve mes institucioneve të tjera.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi iu përgjigjën pyetjeve të delegacionit në lidhje me çështjet të cilat janë bërë objekt diskutimesh dhe debatesh mes institucioneve, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar veprimtarinë dhe vendimmarrjen e tyre gjatë këtyre proceseve.

Komisioni i Venecias ka mbyllur kështu vizitën në Tiranë për Kushtetuesen.

SHKARKO APP