Delegacioni nga ambasada e Katarit dhe fondacioni “Qatar charity” vizitë në bashkinë Elbasan

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja ka pritur në një vizitë, një delegacion nga Ambasada e Katarit dhe fondacioni “Qatar Charity”.

Gjatë takimit me Abdulaziz Al-Sahli nga Ambasada e Katarit, Mana Elansary dhe Mahmoud Abbas Shaker nga fondacioni “Qatar Charity”, kreu i bashkisë i njohu të pranishmit me historinë, kulturën dhe traditën e lashtë të qytetit.

Gjithashtu ato diskutuan së bashku mbi zhvillimin e qëndrueshëm për qytetin, ndihmën për personat në nevojë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës për emergjencat.

Miqtë e Katarit vlerësuan mikritjen e kreut të bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja duke u shprehur se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë.

SHKARKO APP