“Delenxhi, ordiner, fake news”, mesazhi në WhatsApp përplas ashpër Skënder Bratajn me ish-deputetin e PD

Publikimi i disa mesazheve në WhatsApp ku pretendohet se kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u kërkon mjekëve “të bëjnë like dhe komente” ka shkaktuar një përplasje të fortë mes doktorit dhe ish-deputetit të PD, Gent Strazimiri.

Ish-deputeti, teksa publikoi një foto të mesazheve në facebook, përdori një gjuhë të ashpër ndaj Bratajt, të cilin e quajti “delenxhi që masturbohet”.

Nuk është thjesht një delenxhi më shumë që masturbohet duke prostituuar vartësit me pëlqime të detyruara në facebook…”, shkruan Strazimiri.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e kreut të urgjencës Kombëtare i cili thotë se mesazhet janë të rreme, ndërsa publikon një foto ku duhet sikur ato mesazhe i ka shkruar pikërisht Strazimiri (Shih fotot më poshtë)

“UNË THEM STOP ZOTËRINJ. UNË THEM STOP zoti Strazimiri, unë nuk jam, ai që përshkruani ju, unë nuk jam nivieli juaj, unë nuk jam delenxhi, unë nuk vdes njerëz si ju, unë jam mjek dhe i shpëtoj nga ata vdekja!!”, i kundërpërgjigjet i revoltuar Brataj.

Statusi i Skënder Bratajt

Të sulmohesh nga pseudoprofesionistë ordinerë e dija, por nuk e pranoja dot. Pas tre viteve sulmi të pa ndërprerë të tyre, pas një durimi të tej zgjatur u mundova të ktheja një përgjigje.
Kjo ishte një përgjigje për të thënë se edhe në Shqipëri ka ardhur koha të ndahen e pastra nga e pista. Dua si çdo qytetar shqiptar të ndalojë abuzimi, denigrimi, fallsifikimi dhe sulmi i çdo institucioni apo personi, i figurës, i familjes së tij i personit dhe shoqërisë shqiptare.

Nuk mund të tolerojë që një personazh si zoti Gent Strazimiri, personazh publik, politik, drejtues për vite të tëra në Shqipëri të kërkojë të më bëjë tag me një postim FAKE, por mbi të gjitha të bëjë edhe një koment kaq banal dhe denigrues! Të gjithë miqtë, shokët, të njohurit dhe shumë persona që kam njohur në rrjetet sociale më këshillojnë: Doktor mos humb kohë, mos u mer me ta, nuk ja vlen, mos bjerë në nivelin e tyre e shumë thënie të tjera.
Ndoshta kanë të drejtë, por unë them se kemi tridhjet vjet që themi të njëjtën gjë, kemi tridhjet vjet që kemi hapur krahun, kemi tridhjetë vjet që shpresojmë, kemi tridhjet vjet që ngelëm me ëndrra!

Unë mendoj që nuk është më e pranueshme kjo këshillë! Qytetarë, puntorë, biznesmenë, profesionistë, drejtues, politikanë, apo çdo personi kushdo qoftë ai, duhet ti nxjerrim fytyrën e vërtetë pa mashtruar, pa abuzuar, pa denigruar, pa deformuar asgjë, vetëm me prova dhe fakte të vërteta.

UNË THEM STOP ZOTËRINJ. UNË THEM STOP zoti Strazimiri, unë nuk jam, ai që përshkruani ju, unë nuk jam nivieli juaj, unë nuk jam delenxhi, unë nuk vdes njerëz si ju, unë jam mjek dhe i shpëtoj nga ata vdekja!!

P.S: Deklaroj që komunikimi bashkëlidhur i Z. Strazimiri është FAKE NEWS!
Ju Z. Strazimiri jeni i bindur që komunikimi bashkëlidhur i Z. Brataj është i vërtet?!

Statusi i Gent Strazimirit

Nuk është thjesht një delenxhi më shumë që masturbohet duke prostituuar vartësit me pëlqime të detyruara në facebook…
JO!
Ndër të gjithë taulantët, erjonët e edvinët që e bëjnë këtë punë, ky është ai delenxhiu që na jep shifrat e “telefonatave në urgjencë”, “testeve dhe gjurmimeve”, “rezultatet e analizave”, “numrin e të infektuarve”, “numrin e të shëruarve” dhe të… të vdekurve!!!
Kësisoj tmerri i këtyre mesazheve nuk e di nëse qëndron më shumë tek porosia:
– Vetëm të besuarve, kujdes mos na rrjedhin mesazhet!!!
Apo tek përgjigja:
– Pa merak dottore…
(?!)

SHKARKO APP