Deliri i mandatit të tretë. Rama: Shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë sesa unë!

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Elbasan grupin parlamentar për riorganizimin e partisë, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në fjalën e mbajtur para deputeteve, kryeministri tha se PS-ja është gati për të fituar mandatin e tretë dhe për të thyer një rekord historik qeverisjes.

Kreu i qeverisë foli për suksese dhe arritje historike të partisë që drejton dhe e quajti normal fitoren e mandatit të tretë. Me delirin e fitores, kryeministri tha se fitorja është e garantuar, pasi shqiptarët nuk kanë një alternativë më të mirë sesa atë si drejtues të qeverisë.

“Këtu jemi mbledhur që tu ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejt, sot dua që ta nisim dhe ta kryejmë në javët e ardhshme bashkarisht. Dua një reflektim se si duhet të vijojmë betejen tonë, si skuadër dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar një mandat tjetër nga qytetarët tanë. Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht me zë të lartë, që kam priviligjenin të drejtoj shtëpinë tonë të përbashkët. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për ta, po ju jeni deputetët më të mirë që mund të kenë qytetarët? A është kjo që kemi bërë më e mira? Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë, se sa unë dhe sa ju, këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo”,- tha Edi Rama.

Edhe pse premtoi në nisje të fjalimit për kundërshtarët, Edi Rama tha se: “Opozita është një fatkeqësi për veten dhe qeverinë, sepse nuk na stimulojnë të përmirësohemi. Janë humbës kronikë”.

Teksa foli me siguri për fitoren, kryeministri paralajmëroi “prerje kokash” në radhët e drejtuesve të PS dhe deputetëve të saj aktual. Rama tha se çdo deputet do të vlerësohet online nga anëtarësia dhe shtoi as askush nuk është i domosdoshëm në parti. “Të gjithë janë të nevojshëm po askush nuk është i domosdoshëm dhe këtë sezon të ri politik, mes mandatit që kemi dhe mandatit që duam, gjithkush duhet të japë jo thjesht gjithçka mundet, po gjithçka duhet për familjen tonë të madhe, për njerëzit që na kanë zgjedhur, e për komunitetet ku çdonjëri ka marrë besimin e përfaqësimit të Partisë Socialiste”,- tha Edi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1029133550850557/

Lexoni edhe..

SHKARKO APP