Deliron Rama: Opozita në rrugë të na falenderojë që nuk shfrytëzuam rastin. PS-ja lëshoi deri në vetëlëndim, lërini përrallat me diktator

Kreu i qeverisë Edi Rama kërkon që të falenderohet për faktin se i dha shansin opozitës jashtëparlamentare që të bëhet sërish pjesë për diskutimin mbi administrimin e zgjedhjeve. Rama ngriti në ”qiell” Rudina Hajdarin për rolin që ajo ka pasur për arritjen e marrëveshjeve.

“Dëshiroj që ta nis me një falenderim për drejtuesit e grupeve të opozitës parlamentare, dhe të zonjës Hajdari në veçanti, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e një marrëveshje mes nesh dhe jush, ne që jemi shumica dhe ju që jeni pakica në Kuvend. 

Natyrisht që do të ishte mirë që edhe Myslimi, zoti Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të, të mos e firmosnin me rezerva marrëveshjen që do të kalojë me një shumicë të gjerë, duke dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët pa dallim.

Ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik, dhe se ky parlament nuk shfrytëzon rastin, por shpreh me votë vullnetin që tiu japë të gjithëve mundësinë e barabartë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se PS-ja në raport me PD-në ka lëshuar më shumë madje deri në vetëlëndim, jo vetëm tani, por ndër vite.

“Të gjithë demokratëve që besojnë te Basha dhe PD-ja apo të tjerëve në ato rreshta, por që i janë bashkuar PD-së, u them sot se kjo është partia socialiste, këta jemi ne që nuk kemi asnjë lidhje me akuzat, përrallat dhe legjendat për diktatura. Në cdo stacion nuk ka qenë PD-ja, por PS-ja qoftë në opozitë apo pushtet, që ka qenë ana tolerante, lëshuese deri në vetëlëndim, se vetëm një forcë si e jona mund të vetëlëndohej sikur u vetëlëndua nga heqja e raundit të dytë. Po ta shikosh me logjikë të ftohtë është vetëvrasje politike, që një forcë shumice të heqë dorë nga raundi i dytë në një moment të caktuar. Mund ta kujtojë Murrizi kur PS-ja u tërhoq nga raundi i dytë, balotazhi, një çmenduri, por nëse e shikojmë ku po përpiqem të them këtë mesazh, e kundërta do të ishte e çuditshme, që PS-ja të thoshte; JO” tha ai.

SHKARKO APP