”Delta” mes nesh, ISHP: Mutacione të ndryshme në qarkullim

Varianti ”Delta” i Covid-19 duket se është përhapur pothuajse në të gjithë Europën. Në Institutin e Shëndetit Publik janë shtuar testet e dyshuara për prani të variantit ”Delta” dhe mutacioneve të tjera. Ato vijojnë të dërgohen në Berlin nga ku pritet konfirmimi për tipin e variantit që ka hyrë në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë dha sinjale për prezencën e ”Deltës” edhe në vendin tonë. Autoritetet vijojnë thirrjet për rritjen e vaksinimeve dhe marrjen e të dyja dozave pasi në muajin gusht mbarë Europa do të dominohet nga varianti ”Delta”, i cili është shumë i transmetueshëm, por më pak agresiv.

”Ne duam të konfirmojmë me evidencë nëse këto mutacione që kemi verifikuar në laboratorin tonë paraqesin interes, pra nëse janë Delta, Gama apo tip tjetër i koronavirusit. Specialistja e survejancës laboratorike tregon se nga infektimet e reja, çdo ditë ka raste të dyshuara me variantin ”Delta” apo dhe mutacione të tjera. Nga ato pak raste që rezultojnë pozitive me Covid-19, kemi një dyshim shumë të arsyeshëm që ka një mutacion dhe lëvizje të re në lidhje me teknikën e identifikimit. Sikurse raportohet dhe nga OBSH, në Evropë 33% e rasteve që shihen në rritje të pozitivitetit janë raste të Deltës. Jemi kontinenti më i prekur dhe në dyshimet tona bën pjesë dhe Shqipëria. Presim evidencat nga Gjermania që të dalim zyrtarisht”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?