Makabre, çifti digjet brenda në makinë, vdes burri, plagoset bashkëjetuesja

Makina me të cilin ishte duke udhëtuar një çift ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët, në Delvinë.

Si pasojë e flakëve është djegur brenda në makinë drejtuesi i mjetit, ndërsa bashkëjetuesja e tij është dërguar në spital.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Karahaxh”, kur mjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Policia bën me dije se si pasojë e flakëve është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.

Bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën dhe raportohet se ka djegie 15/20% djegie në trup.

RTV Ora - Makina u fut në lulishten plot me njerëz në Lushnjë, ja kush është gruaja që humbi jetën

/Ora News

SHKARKO APP