Delvinë, shpërthen gazi në një pus nafte, plagoset një punonjës (VIDEO)

Shpërthimi i gazit në një pus nafte në Delvinë ka shkaktuar plagosjen e një punonjësi. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte, teksa punëtori po punonte në rafineri.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë aq sa punëtorin e ka hedhur nga lartësia dhe për pasojë i ka shkaktuar dëmtime në trup. Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Sarandës.

Delvinë, shpërthen gazi në një pus nafte, një nga të plagosurit sillet te spitali në Sarandë

/Report Tv

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?