Demagogjia e Ramës me zero fonde buxhetore të rrugës Thumanë-Kashar

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Rama, se do ti heq buxhetin rrugës Thumanë-Kashar dhe këtë do t’ia kalojë studentëve. Rrokaj në një postim në facebook, thotë se Rama premton gjithçka për studentët në protestë por në realitet nuk ka ndërmarrë asnjë hap pro tyre.

Postimi i plotë

Premton gjithçka për studentët në protestë por nuk përgjysmon tarifat për të dyja ciklet. Premton Kartën e Studentit, por nuk thotë asgjë konkrete për lehtësitë që do të ofrojë kjo kartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kërkohet nga grupet e interesit rishikimi i Ligjit, por kryeministri këmbëngul në të tijën, duke thënë se ligji është i përsosur, sikur ligji të ishte bërë për të e jo për grupet e interesit. Kërkohet 5% e PBB-së për arsim cilësor, por ai nuk shprehet qartë. Vetëm i bie rrotull me kësi projektesh pa finalizim e pa fonde.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thagma më e fundit është ajo e fondeve zero të aksit Thumanë-Kashar. Kur në buxhet janë parashikuar zero fonde me çfarë lekësh do t’i financojë iniversitetet kryeministri? Mos vallë koncesionari i kësaj rruge po bën filantropi me fondet e tij? Z. kryeministër, po vjen kot vërdallë, duke penguar fillimin e procesit mësimor.

Plotësoji kërkesat e studentëve në mënyrë që të rifillojë mësimi dhe universiteti t’i rikthehet funksionimit, pasi kjo situatë pezullie është jonormale dhe e papranueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?