Demaskimi i gazetares: Ja kush ia mbush Ramës sallën në takimin e fundjavës në Berat

Gazetarja e Report TV Esiona Konomi përmes një postimi në rrjetet sociale ka nxjerrë bllof Kryeministrin Edi Rama lidhur me takimet që zhvillon gjoja me qytetarët.

Kështu për takimin e Beratit janë dhënë porosi të qarta nga stafi i Kryeministrit jo vetëm mbi agjendën e takimeve, por edhe për numrin e pjesëmarrësve dhe cilët persona janë të angazhuar për të mbushur sallën.

Institucionet në varësi të ministrive, Prefekti, drejtuesi politik i qarkut, angazhohen për të sjellë në takim me Kryeministrin punonjës dhe vartës, me qëllim mbushjen e sallës ku është programuar takimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas gjithccka përmes ERTV paraqitet si një takim me qytetarët, të cilët sërisht përzgjidhen nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun ku organizohet takimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

As më pak dhe as më shumë një show, ku Kryeministri është në qendër të vëmendjes si shpëtimpari apo ai që zgjidh hallet e ‘qytetarëve’ të përzgjedhur…

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?