“Dembelët” e Tiranës, 42% të papunë
42% e kryeqytetasve, nuk janë në marrëdhënie pune, por as nuk po kërkojnë për t’u punësuar. Instituti i Statistikave ka marrë në analizë 3 muajt e fundit të 2022-shit dhe kryeqyteti renditet për herë të parë në krye të listët për popullsinë jo aktive, duke lënë pas Lezhën, qytet që për shumë vite ishte i pari. Ekspertët e punësimit thonë se shifrat janë të fryra dhe jo aktuale.
Sinkron Erion Muça, Ekspert për Punësimin: Shifrat janë disi të ekzagjeruara në këndvështrimin tim. Së pari nuk marrin parasysh nivelin e informalitetit në Tiranë. Ne e dimë shumë mirë që kemi profesionistë dhe zanatçinj, kemi një bojaxhi, hidraulik, mekanik, që ofrojnë shërbim në shtëpitë e njerëzve duke marrë para cash për shërbimin dhe duke mos u deklaruar.
Tirana është ndër ato qytete ku shumë individë mund të jenë të papunë, por nuk paraqiten tek Zyrat e Punës për t’u deklaruar si punëkërkues, pasi nuk kanë besim tek këto zyra, tek ndërmjetësimi I tyre. Një arsye tjetër që ka ndikuar në fryrjen e shifrave është emigracioni. Nëse në një vit ikin 30 mijë njerëz automatikisht rritet më 30-40% numri I të papunëve ekonomikisht joaktivë.
Dembelët janë ata që nuk janë as në punë e as në shkollë, por qëndrojnë në pasivitet të plotë dhe mbahen nga paratë e emigrantëve ose të anëtarëve të tjerë të familjes. Ky kontigjent sado i lartë të jetë tregon që shifra prej 42% është shumë e fryrë, sepse nuk tregon realitetin.