Dëmet nga tërmetet në Vlorë, 6 shtëpi janë të pa banueshme

Ka qenë 14 numri i lëkundjeve të ndjera nga banorët e fshatrave Matogjinë, Ramicë, Bashaj, si dhe Vërmik.

Nga lëkundjet e tërmeteve në zonën e jugut më të prekura kanë qenë fshatrat Matogjine, Bashaj si dhe Vërmiku. 20 ka qenë numri i banesave të dëmtuar në strukturën e objekteve të banimit. Plasaritjet, çarjet e mureve si dhe zhvendosjet e shkëmbinjve në afërsi të shtëpive ka qenë pasoja e lëkundjeve sizmike në këto zona.

6 prej banesave, si pasojë e dëmtimeve të shumta janë kthyer të pa banueshme dhe mjaftë të rrezikshme për banorët. Ndërkohë këta të fundit tregojnë tmerrin që kanë pësuar gjatë orëve të natës duke treguar dhe shkëputjet e masivit të shkëmbinjve si pasoj e lëkundjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prezent për të verifikuar dëmet dhe situatën e krijuar ka qenë prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj i cili tha se “do të mblidhet shtabi i emergjencës për të verifikuar dëmet e krijuar në fshatrat më të prekur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?